eventi-web-page

Informata të përgjithshme mbi projektin

Emri i projektit:                   Kampi Veror 2016

Koha e implementimit:      Faza e parë 15 maj deri me 15 korrik, 2016

Lokacioni:                              Qendra “Don Bosko” Prishtinë

Informata mbi donatorin:

Qendra Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve me të rinjë, organizon “Kampin Veror 2016” i cili këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Departmenti i rinisë, Sektori i Kulturës, Sportit dhe Rekreacionit.

SHIKO FAQEN NË FACEBOOK

Qëllimi i projektit

Qëllimi kryesor i projektit është i fokusuar në ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë në integrimin social të grupeve të margjinalizuara përmes aktiviteteve në grupe të përziera. Shoqërimi i tyre përmes garave në grup ku të gjithë bashkëkomunikojnë për të arritur maksimumin e vlerësimeve nga trajnerët në fushën e gazetarisë dhe komunikimit, e më pas edhe në sport.

Në grupet përfituese do të përfshihen të rinjtë e grupmoshave 15-24, të rinjtë me nevoja të veçanta, të rinjë nga zonat rurale, vullnetarë të qendrës tonë dhe nga të gjitha komunitetet.

Përgjatë implementimit të aktiviteteve të këtij projekti, në kuadër të sensibilizimit të të rinjëve, ne synojmë që në fund të projektit ata të njihen më mirë mes vete dhe të thehen stereotipet mbi secilën kategori dhe komunitet brenda grupit. Gjithashtu, krahas bashkëtrajnimeve, ne do ti stimulojmë dhe frymzojmë në krijimin e ideve kreative për projekte të cilat ata do të kishin mundur t’i bashkërealizojnë.

Përmes trajnimit në komunikim dhe gazetari, ata do të udhëzohen se si duhet bërë raportimin e mirëfilltë pa vënë kritere mbi kombësinë e atij personi, poashtu edhe pa bërë diskriminime gjinore apo shoqërore në tërësi. Më pas përmes lojërave gjatë kampionatit të futbollit gjatë fazës së dytë të projektit, ekipet do të krijohen ad hok dhe do jenë të përziera duke vënë kriter vetëm grupmoshën.

Në projekt nëpër të gjitha aktivitetet do të jenë të angazhuar vullnetarët e Qendrës “Don Bosko” të grupmoshës 15-24 vjeç të cilët do të asistojnë në të gjitha organizimet sportive dhe kulturore të Qendrës. Në fund të projektit do të nxirren rekomandimet të cilat do të publikohen në formë OPED-i, dhe do të përdoren në implementimin e praktikave të njejta.

 

Objektivat kryesore të projektit

  • Të ndërtohet komunikimi dhe bashkëpunimi ndëretnik, ndërkulturor dhe ndërfetar me respekt të diversiteteve në shoqërinë e Kosovës përmes lojërave dhe aktiviteteve të përbashkëta.
  • Të ngriten kapacitetet tek të rinjtë në gazetari sportive dhe komunikim.
  • Të shoqërohen grupet mes vete përmes krijimit të grupeve punuese të përziera dhe ekipe sportive të krijuara ad hok, ne synojmë që të rinjtë të lidhen mes vete duke pasur qëlim suksesin e përbashkët si grup qoftë ai sportiv apo grup punues gjatë trajnimeve në komunikim.
  • Të oganizohen punët grupore me të gjithë pjesëmarrësit në mënyrë që përmes punës grupore të lidhen mes vete dhe të njohin njeri tjetrin.
  • Të identifikohen përfituesit duke marrë rekomandime nga të gjitha komunitetet, nga Hendikosi dhe RrOGRAEK.
  • Programerët e Qendrës “Don Bosko” do të dizajnojnë hapësirën brenda faqes së Qendrës me emrin “KAMPI VEROR 2016” ku do të publikohet thirrja për aplikim në trajnime dhe më pas shkrimet e grupit të trajnuar në gazetari dhe komunikim.
  • Të nxirren rekomandimet të cilat do të publikohen në formë OPED-i, dhe do të ndihmojnë në përpilimin e metodave sensibilizuese për grupet e margjinalizuara brenda projektit dhe më gjerë.
  • Të ndërtohet databaza e të rinjëve që do jenë të interesuar të përfshihen në të gjitha aktivitetet brenda Qendrës “Don Bosko”.

Trajnimi në gazetari, fotografi dhe komentim të sportit

Trajnimet në gazetari fillojnë në gjysmën e dytë të muajit qershor, fillimisht me organizimin e një punëtorie në gazetari/komunikim/blogim/raportim, duke vazhduar edhe me trajnimin në fotografi, ndërsa moduli i tretë i trajnimit do të aftësojë të rinjtë se si të komentojnë një ngjarje sportive.  Grupi do të trajnohet nga dy gazetarë profesionistë dhe një fotograf. Ky trajnim do t’ju shërbejë të rinjëve në shkrimin e artikujve duke mbuluar të gjitha aktivitetet e tjera brenda këtij projekti si dhe do iu ndihmojë në pjesëmarrjen në garën për blogun më të mirë sportiv.

Një grup i të rinjëve nga të gjitha komunitetet, të rinjë me aftësi të kufizuara, të grupmoshës 15-22 vjeç do të marrin pjesë në trajnimin intenziv nga gazetarë profesionist se si të raportojnë për një aktivitet sportiv dhe si të shkruajnë një artikull për një ekip sportiv apo një sportist të dalluar. Ky grup do të ndahet në grupe punuese dhe do të përcjellin aktivitetet gjatë turneut të futbollit (akrtiviteti i dytë) dhe do të raportojnë për to.

Trajnimi në gazetari dhe komunikim do të mbahet nga Gjergj Filipaj, ai në fotografi nga Arben Llapashtica, ndërsa moduli i tretë i trajnimit do të jetë mbi komentimin e ngjarjeve sportive i cili do të kordinohet nga komentatori i sportit Andin Lokaj. Punëtoria do zgjasë 3 ditë dhe nga ajo do përftitojnë 25 të rinj, gjithnjë duke i stimuluar të rinjëtë që kanë aftësi në shkrim dhe raportim, të hendikepuarit sidhe grupe nga zonat rurale.

Pas përfundimit të trajnimit të njëjtit përfitues do të frymëzohen të krijojnë blogjet e tyre apo të shkruajnë për sportin në portale ose në media të tjera të shkruara.

Pasi të dorëzohen punimet do të bashkëredaktohen nga gazetari përgjegjës e më pas do të bashkëprodhojnë informatorin e festivalit veror. Programerët e Qendrës “Don Bosko” do të dizajnojnë hapësirën “Kampi veror 2016” brenda faqes zyrtare të Qendrës, në të cilën do të publikohen të gjitha shkrimet e këtij grupi të trajnuar.