Dje KB Don Bosko luajti gjysmëfinalen e dytë kundër KB SFERA nga Skenderaj.
Pas lojës së parë të cilën KB Don Bosko e fitoi me 25 pikë epërsi, klubi kishte një komoditet më të madh në lojë, por që respekti për kundërshtarin ishte i pakontestueshëm sepse duhej fitorja.
Pas një loje shumë të fortë, klubi ynë arriti në epërsi deri në 26 pikë. Pas kësaj shkëputje, trajneri Valentin Spaqi futi në lojë lojtarët më të rinj. Kjo i dha mundësi KB Sfera, të afrohet deri në 5 pikë.
Në fund ndeshja përfundoi me rezultat:
KB SFERA 57 : 66 KB DON BOSKO
Ne finale klubi ynë do të luaj me KB ISTOGU. Loja e parë do të luhet në Pejë të shtunën në orën 14:00.
Category: KLUBI I BASKETBOLLIT Publikuar më: 20/04/2018