Sot prindërve ju komunikua suksesi i nxënësve të Shkollës së Mesme të Lartë.
Së pari atyre ju drejtua drejtori i QSE “Don Bosko” Don Izidor Lukic, i cili bëri një rezyme të mbarëvajtjes së procesit edukativo arsimor për këtë gjysëmvjetor.
Pas fjalimit të drejtorit, prindërit u shpërndanë nëpër klasa së bashku me kujdestarët, ku u njoftuan më gjerësisht për suksesin e fëmijëve të tyre.
Falënderojmë prindërit për bashkëpunimin e tyre.
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme Publikuar më: 29/12/2017