Java e “DON BOSKOS” u përmbyll me koncertin për të rinjtë. Koncert ky i cili u mbajt ditën e shtunë me datë 4 shkurt 2017.

Ishte ky një moment  mirë takimi për nxënësit e shkollës sonë, ish nxënësit, nxënësit e shkollës “DON BOSKO” nga Gjilani si dhe mysafirë të tjerë.

Për argëtimin e të rinjve u përkujdesen aktorja jonë e madhe Leze Qena dhe këngëtari i mirënjohur Burim Hoxha, kurse për DJ u përkujdes nxënësi ynë Rron Macula.

Sigurisht që aktivitetet tona nuk do të ndalen por, do të vazhdojnë edhe më tutje me organizime tjera edhe në fushën e shkencës.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 06/02/2017