Qendra Social-Edukative «Don Bosko»
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët
SHPALL KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë kërkojmë mësimdhënës/e klasore me orar të plotë të punës.
Kushtet e përgjithshme:
Kandidati/ja duhet të plotësojë këto kushte:
– Të ketë të përfunduar Fakultetin e Edukimit – Programi fillor ose Fakultetin e Mësuesisë;
– Të ketë përgatitje të lartë profesionale në fushën e mësimdhënies dhe metodologjive mësimore;
– Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në arsim fillor;
– Të ketë treguar sukses në punë me nxënës;
– Të ketë trajnime relevante në fushën e edukimit.
Formulari i aplikimit dhe informatat e detajuara mund të merren në sekretarinë e Shkollës Fillore të QSE «Don Bosko» ose në web-faqen: http://www.donbosko-kosova.com. Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit 038 603 169.
Përveç formularit të aplikimit duhet të paraqitet edhe një CV dhe dëshmitë e kualifikimit dhe përvojës së punës. QSE «Don Bosko» është një ambient pune shumë i këndshëm, profesional, i qëndrueshëm dhe me klimë pozitive.
Afati i fundit për aplikim është data 01.07.2016 në orën 16:00.
Drejtori i QSE «Don Bosko»
Don Izidor Lukiç
Category: Lajmet , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore Publikuar më: 17/06/2016