Qendra për Formim Profesional “Don Bosko” – Prishtinë shpall konkurs për pranimin e agjentëve të shitjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës në fjalë:

-Planifikon dhe realizon vizita të rregullta tek klientët sipas planit të vizitës,
-Prezanton dhe promovon shërbimet e Qendrës për Formim Profesional,
-Përgjegjës për zhvillimin e marrëdhënieve me klientë në territorin e caktuar,
-Arritja e objektivave të përcaktuara mujore në harmoni më qëllimet e QFP-së,
-Është përgjegjës për vendosjen e pajisjeve dhe implementimin e standardeve të marketingut nëpër pikat e shitjes, nëse është nevoja.
-Është përgjegjës për zhvillimin e komunikimit brenda ekipit sipas qëllimeve të QFP-së sipas normave profesionale,
-Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.
 

Kualifikimet e kërkuara:

-Minimumi i kualifikimit të jetë student/e, apo përgatitja universitare në Marketing, Ekonomi, Edukim, Inxhinieri, etj.
-Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në të folur dhe në të shkruar;
-Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi,
-Qasje pozitive në komunikim dhe punë

Pagesa: Sipas performancës
Të interesuarit t’i dorëzojnë CV-të në Qendrën “Don Bosko” – Prishtinë. Rr. Tahir Zajmi p.n. Prapa Shkollës së Mesme Ekonomike dhe Fakultetit të Bujqësisë

Afati për aplikim: deri më 06.10.2015


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Trajnimet Profesionale

Publikuar më: 22/09/2015