Prishtinë. më 21.5.2021
K O N K U R S I JASHTËZAKONSHËM
Për vend të lirë të punës
1. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, në SHMU, me normë të plotë –për kohë të caktuar, deri sa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë.
Kushtet e punësimit: Për këtë vend pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimit Administrativ nr. 10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHTI.
Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin:
– CV-në e kompletuar;
– Kopje të letërnjoftimit;
– Diplomën, ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti (kopje të noterizuar);
– Certifikatën e trajnimeve të kryera (nëse keni);
– Vërtetimin mbi përvojën e punës (nëse keni) ;
Formularin (shkarko formularin) e plotësuar mund ta dërgoni përmes E-malit: [email protected].
Afati për konkurrim është deri më 25. 05. 2021.
Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse, ose të përafërt.
Category: Lajmet Publikuar më: 21/05/2021