Qendra Social-Edukative «Don Dosko», në Prishtinë, me rastin e festave të 7-8 marsit, shpall konkurs letrar për esenë më të mirë, për nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Prishtinës. Ky konkurs ka për qëllim nxitjen e nxënësve për të shkruar dhe njëkohësisht për ta ngritur vetëdijen e tyre lidhur me rëndësinë e temave aktuale.

Kriteret lidhur me esenë:

1. Eseja duhet të jetë origjinale, e papublikuar më parë (çdo plagjiaturë shpie te eliminimi i menjëhershëm i esesë).
2. Eseja realizohet në kohë reale në «Don Bosko», më 15 mars 2019, në orën 13:00
3. Eseja duhet të ketë karakter letrar dhe jo më e gjatë se 600 fjalë.
4. Eseja  duhet të ketë ide të qarta, strukturë të mirë të fjalisë dhe drejtshkrim.

Afatet:

Mund të aplikohet në Konkurs, duke plotësuar formularin elektronik që gjendet në webfaqen e Qendrës Social-Edukative «Don Dosko»:

www.donbosko-kosova.com/konkurs-per-ese  

ose duke dërguar një e-mail në adresën: [email protected]

Regjistrimi mbyllet, më 14 mars 2019, në orën 12:00.

Qendra Social-Edukative «Don Bosko» gjithashtu, më 22 mars 2019, në orën 12:00, në sallën e konferencave të shkollës, organizon Tryezë të Rrumbullakët, në kuadër të së cilës bëhet edhe shpallja e Eseve fituese dhe ndarja e çmimeve. Në këtë tryezë marrin pjesë 10 finalistët e garës letrare, këshilli i nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës dhe ekspertë të fushës.

Shpërblimet:

Vendi i parë

Vendi i dytë

Vendi i tretë

200 €

150 €

100 €

 

Me respekt, drejtori i shkollës
Izidor  Lukic


Category: Lajmet , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 20/02/2019