Qendra Social-Edukative «Don Bosko» – Prishtinë
Shkolla e Mesme e Lartë & Shkolla e Mesme e Ulët
SHPALL KONKURS
Për mësimdhënës të:
1. Gjuhës Gjermane,
2. Teknologjisë Informative (TIK)
për plotësimin e vendit të lirë të punës për SHML dhe SHMU.
1. Mësimdhënës për Gjuhë Gjermane
Kandidati/ja duhet të plotësojë këto kushte:
1.1 Master
1.2 Sistemi katërvjeçar
1.3 Bachelor
1.4 Njohja e Gjuhës Angleze (ose ndonjë gjuhe internacionale) është përparësi
2. Mësimdhënës për Teknologji Informative (TIK)
Kandidati/ja duhet të plotësojë këto kushte:
2.1 Master
2.2 Sistemi katërvjeçar
2.3 Bachelor
2.4 Njohja e Gjuhës Angleze (ose ndonjë gjuhe internacionale) është përparësi
Kushtet e përgjithshme
– Të ketë përgatitje të lartë profesionale në fushën e mësimdhënies dhe metodologjive mësimore;
– Të ketë shkathtësi pune dhe komunikimi;
– Të ketë trajnime relevante në fushën e edukimit.
Formulari i aplikimit dhe informatat e detajuara mund të merren në sekretarinë e Shkollës së Mesme të Lartë të QSE «Don Bosko» në adresën: Rruga Don Bosko, 15 – Prishtinë ose në web-faqen: http://www.donbosko-kosova.com
Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit 038 600 169.
Formulari i plotësuar së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, kurset e ndjekura, referencat dhe vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime, duhet të dorëzohen në sekretarinë e SHML dhe SHF «Don Bosko», Rruga Don Bosko, 15 – Prishtinë.
Afati i fundit për aplikim është data 12.9.2019, më së largu në orën 15:45.
QSE «Don Bosko» është një ambient pune shumë i këndshëm, profesional, i qëndrueshëm dhe me klimë pozitive.
Drejtori i QSE «Don Bosko»
Don Dominik-Skender Qerimi
Category: Lajmet , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët Publikuar më: 09/09/2019