Qendra Social-Edukative «Don Bosko» – Prishtinë
Shkolla e Mesme e Lartë
SHPALL KONKURS
Për një mësimdhënës/e të Lëndëve Profesionale, në drejtimin Teknik i Informatikës, për plotësimin e vendit të lirë të punës për ShML.
Kandidati/ja që plotëson kushtin duhet të ketë titullin:
1.1 Msc. i Elektroteknikës- Inxhinierike kompjuterike/ Shkenca Kompjuterike
1.2 Inxh. i dip. i Elektroteknikës-Elektronikës.
Kushtet e përgjithshme:
– Të ketë përgatitje të lartë profesionale në fushën e mësimdhënies dhe metodologjive mësimore;
– Të ketë përvojë pune në arsimin e mesëm të lartë;
– Të ketë shkathtësi pune dhe komunikimi;
– Të ketë trajnime relevante në fushën e edukimit.
– Njohja e Gjuhës Angleze është përparësi.
Formulari i aplikimit dhe informatat e detajuara mund të merren në sekretarinë e Shkollës së Mesme të Lartë të QSE «Don Bosko» në adresën: Rruga Don Bosko, 15 – Prishtinë ose në web-faqen: http://www.donbosko-kosova.com
Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit 038 600 169.
Formulari i plotësuar së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat dhe vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime, duhet të dorëzohen në sekretarinë e SHML «Don Bosko», Rruga Don Bosko, 15 – Prishtinë ose në [email protected]
Afati i fundit për aplikim është më 8.11.2019, më së largu në orën 15:45.
QSE “Don Bosko” është një ambient pune shumë i këndshëm, profesional, i qëndrueshëm dhe me klimë pozitive.
Drejtori i QSE “Don Bosko” në Prishtinë
Don Dominik Skender Qerimi
Category: Lajmet Publikuar më: 30/10/2019