K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2021/2022
1. Një (1) Mësues/e klase, me normë të plotë, për kohë të caktuar deri më 31.08.2022, me mundësi vazhdimi;
2. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, për 12 orë mësimore në SHMU dhe SHML, për kohë të caktuar deri më 31.08.2022;
3. Një mësimdhënës/e të lëndës së Edukatës Fizike, me normë të plotë, në SHML, për kohë të caktuar deri më 31.08.2022;
4. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e Filozofisë – Part-time – 7 orë mësimore në SHML, për kohë të caktuar deri më 30.06.2022;
5. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e Edukatës muzikore, për 12 orë mësimore, për kohë të caktuar deri më 31.08.2022;
6. Një (1) mësimdhënës/e të lëndëve: Bazat e telekomunikacionit, Sisteme transmetuese, Sisteme komotuese dhe Projektim dhe administrimi i mjeteve telekomunikuese, për 5 orë mësimore, Part-time deri më 31.08.2022;
Kushtet e punësimit: Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Nenit 35, paragrafit 1 dhe 8, të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Udhëzimit Administrativ nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm dhe Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional të nxjerra nxjerr nga MASHT.
Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin:
– CV-në e kompletuar;
– Kopje të letërnjoftimit;
– Diplomën ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti (kopje të noterizuar);
– Certifikatën e trajnimeve të kryera (nëse keni);
– Vërtetimin mbi përvojën e punës (nëse keni);
– Preferohet njohja e një gjuhe të huaj (anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht);
Formularin (shkarko formularin) e plotësuar mund ta dërgoni edhe përmes E-malit: [email protected].
Afati për konkurrim është deri më 13 gusht 2021.
Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që do t’i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse, ose të përafërt.
_____________________________
Don Dominik-Skender Qerimi
Drejtori
Category: Uncategorized Publikuar më: 27/07/2021