Nr. i Protokollit: 721-5/2022
Prishtinë, më 07. 07. 2022
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2022/2023
1. Tre (3) mësimdhënës/e për lëndët mësimore të fushës së Inxhinierisë Elektrike dhe të Shkencave Kompjuterike, me normë të plotë, për kohë të caktuar, prej 01.09.2022 deri më 31.08.2023;
2. Një mësimdhënës/e për lëndët mësimore të fushës së Inxhinierisë Elektrike – telekomunikacion/elektronikë, me gjysmë norme, Par-time për kohë të caktuar, prej 01.09.2022 deri më 30.06.2023;
3. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e Matematikës – Part-time –10 orë mësimore në SHML, për kohë të caktuar, prej 01.09.2022 deri më 30.06.2023;
4. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e Gjuhës gjermane, – Part-time për 6 orë mësimore, për kohë të caktuar, prej 01.09.2022 deri më 30.06.2023;
Kushtet e punësimit: Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Nenit 35, paragrafit 1 dhe 8, të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Udhëzimit Administrativ nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional të nxjerr nga MASHT dhe Udhëzimit Administrativ nr. 06/2021, Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional të nxjerr nga MASHT.
Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin:
– CV-në e kompletuar;
– Kopje të letërnjoftimit;
– Diplomën ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti (kopje të noterizuar);
– Certifikatën e trajnimeve të kryera (nëse keni);
– Vërtetimin mbi përvojën e punës (nëse keni);
– Preferohet njohja e një gjuhe të huaj (anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht)
Formularin (shkarko formularin) e plotësuar mund ta dërgoni edhe përmes
E-malit: [email protected].
Afati për konkurim është deri më 22.07.2022.
Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që do t’i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse, ose të përafërt.
Drejtori,
Don Dominik-Skender Qerimi
Category: Lajmet Publikuar më: 07/07/2022