QSE “Don Bosko” në Prishtinë publikon këtë SHPALLJE

Për plotësimin e  vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2024/2025

 

1. Një (1) mësimdhënës/e për lëndët mësimore të fushës së Inxhinierisë Elektrike dhe të Shkencave Kompjuterike. Njëri me normë të plotë, për kohë të caktuar, prej 01.09.2024 deri më 31.08.2025; në mungesë të kandidatëve të interesuar për normë të plotë, mund të marrim dy mësimdhënës me Part-time;

2. Një (1) mësimdhënës/e për lëndë profesionale të fushës së Ekonomisë  – Part-time –9 orë mësimore në SHML, për kohë të caktuar, prej 01.09.2024 deri më 30.06.2025;

3. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e Matematikës  – Part-time –14 orë mësimore në SHML, për kohë të caktuar, prej 01.09.2024 deri më 30.06.2025;

4. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e TIK-ut,me normë të plotë, për kohë të caktuar, prej 01.09.2024 deri më 31.08.2025; ose dy (2) mësimdhënës me Part-time;

 

Kushtet e punësimit: Për këto vende pune kërkohet përgatitja  adekuate  profesionale në bazë të Nenit 35, paragrafit 8, të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, me Nr. 04/L-032,  Udhëzimit Administrativ nr. 05/2021 për  Normativin  mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional të  nxjerr nga MASHT dhe Udhëzimit Administrativ nr. 06/2021,  Për Ndryshimin dhe Plotësimin e  Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional të  nxjerr nga MASHT.

Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin:

–  CV-në e kompletuar;
–  Kopje të letërnjoftimit;

–  Diplomën  certifikatën e diplomimit nga Fakulteti (kopje të noterizuar);
– Certifikatën e trajnimeve të kryera (nëse keni);

– Vërtetimin mbi përvojën e punës (nëse keni);

– Preferohet njohja e një gjuhe të huaj (anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht);

 

  Dokumentet e kompletuara mund t’i dërgoni përmes E-malit: [email protected].

 Afati për aplikimit është deri më 19.07.2024.

Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që do t’i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse, ose të përafërt. 

 Drejtori,

 Don Dominik Kukeli


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik

Publikuar më: 02/07/2024