PROCEDURAT E PROVIMIT

 

Provimi i Maturës organizohet më  29 GUSHT dhe 05 SHTATOR 2015

-Provimi mbahet në SHKOLLËN FILLORE DHE TË MESME TË ULËT “NAIM FRASHËRI” – PRISHTINË  (Shkolla gjendet pas objektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë);

-Të dy pjesët e Provimit të Maturës organizohen në datat e caktuara më lart dhe fillojnë në orën 10:00, ndërsa maturantët duhet të jenë në orën 8:30 te Qendrat e Testimit;

-Provim zgjat 180 minuta, pa e llogaritur kohën e shpërndarjes së testeve dhe  kohën e udhëzimeve teknike, të cilat do t’i merrni nga administruesit e Testit.

-Veproni sipas udhëzimeve të administruesit të Testit;

-Plotësoni me kujdes  Broshurën e Testit e, sidomos Fletëpërgjigjen.

                   – Komunikimi i rezultateve bëhet më 15 shtator 2015

                   – Ankesat e nxënësve më 16-18 shtator 2015

                   – Publikimi i rezultateve të ankesave më 19 shtator 2015

ÇFARË NË DITËN E PROVIMIT?

Kandidatët duhet të:

          • Jenë të pranishëm në Qendrën e Testimit, një orë e gjysmë para fillimit të testimit;
          • Kenë me vete letërnjoftimin;
          • Hyjnë brenda në kohën e caktuar, pas apelit të personit të autorizuar;
          • Ulen sipas udhëzimeve të administruesit / personit të autorizuar;
          • Kenë me vete një laps (jo me ngjyrë të kuqe);
          • Kenë me vete një shishe me ujë të pijes;
          • Plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat në Fletëpërgjigje.

Kandidatëve u ndalohet të :

          • Vonohen në provim
          • Kenë telefon celular apo ndonjë mjet tjetër për komunikim gjatë testimit;
          • Ndërrojnë vendin pa lejen e administruesit.
          • Kopjojnë në asnjë lloj forme;
          • Pëshpërit apo të komunikojnë me të tjerët, në asnjë lloj forme;
          • Dëmtojnë Fletëpërgjigjen, apo broshurën e testit;
          • Pengojnë të tjerët gjatë kohës së testimit.

Kandidatëtë që nuk u përmbahen këtyre rregullave, do të largohen nga Provimi i Maturës. 

 

UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E FLETËPËRGJIGJES:

Të gjitha shënimet e kërkuara duhet të barten në Fletëpërgjigje, si p.sh.

Në rubrikën KODI I IDENTIFIKIMIT duhet  shënuar kodin e komunës , kodin e shkollës e kështu me radhë.

MËNYRA E PLOTËSIMIT TË FLETËPËRGJIGJES:

01Në Broshurën e testit janë kërkesat – pyetjet me nga katër alternativa, prej të cilave vetëm njëra është e saktë. Përgjigjen që mendoni se është e saktë duhet rrethuar në test dhe  të njëjtën  duhet bartur në Fletëpergjigje.

Shembull: Kërkesa – pyetja e testit

Është dhënë vargu i numrave: 1, 3, 7, 15, 31,… Cili është numri vijues në vargun e dhënë?

A.67

B.65

C.63

D.61

Alternativa C është e saktë. E rrethoni atë në test dhe të njëjtën e ngjyrosni me laps grafit në Fletëpergjigje,
në këtë mënyrë:2

Përndryshe,  do të konsiderohet gabim nëse plotësohet në formë tjetër, si  p. sh.:

3      apo 4

Duhet pasur kujdes që, përgjigjen të një kërkese-pyetje të mos e vendosim në vendin e kërkesës -pyetjes  tjetër. Duhet pasur  kujdes që hijezimi  i shënimeve të jetë i plotë.

Plotësoni me kujdes, sipas udhëzimeve, të gjitha të dhënat.

Lexoni me kujdes kërkesat –  e pastaj shënoni vetëm njërën nga katër  përgjigjet që  konsideroni se

është e saktë.

Çdo përgjigje  e saktë  vlerësohet me një  pikë , ndërsa çdo përgjigje e pasaktë vlerësohet me zero pikë .

Pyetja e paplotësuar, gjithashtu vlerësohet me zero pikë.

Kini kujdes gjatë mbushjes dhe bartjes së përgjigjeve nga broshura e testit në Fletërgjigje, sepse vetëm Fletëpërgjigjet  lexohen. 

Përgjigjen e plotësoni në Broshurën e testit dhe të njejtën e bartni në Fletëpërgjigje.

P.sh: Nëse në test, për pyetjen numër  konsideroni se alternativa C është  e saktë, atëherë edhe në Fletëpëgjigje e plotësoni alternativën C.

Po ashtu, nëse për pyetjen numër 2 konsideroni se përgjigja e saktë është alternativa B, edhe në Fletëpëgjigje e plotësoni alternativën B.

Shih figurën:5

Pikë negative nuk ka.

Llogaritjet apo ndonjë shënim tjetër mund t’i bëni në Broshurë të testit e assesi në Fletëpërgjigje.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 27/08/2015