MATURA SHTETËRORE 2016
Procedura e provimit
Afati i Qershorit:
Paraqitja e provimit më 16-26 Maj 2016
Dita e parë e testimit më 04 Qershor 2016, dita e dytë më 18 Qershor 2016
Publikimi i Rezultateve më 30 Qershor 2016
Ankesat e nxënësve më 1-5 Korrik 2016 në DKA
Publikimi i rezultateve të ankesave më 7 Korrik 2016
PROCEDURAT E PROVIMIT:
Provimi mbahet në Qendrat e Testimit, të cilat i cakton DKA/MASHT;
Lista me emrat e maturantëve dhe Qendrat e Testimit do të jetë në drejtorinë e shkollës së mesme të lartë që sapo e keni përfunduar;
Të dy pjesët e Provimit të Maturës organizohen në datat e caktuara më poshtë dhe fillojnë në orën 10:00, ndërsa maturantët duhet të jenë në orën 08:30 te Qendrat e Testimit;
Provimi zgjat 150 minuta, pa e llogaritur kohën e shpërndarjes së testeve dhe kohën e udhëzimeve teknike, të cilat do t’i merrni nga administruesit e Testit. Pra, testimi fillon në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30;
Veproni sipas udhëzimeve të administruesit të Testit;
Plotësoni me kujdes Broshurën e Testit e, sidomos Fletëpërgjigjen;
KRITERET E PROVIMIT TË MATURËS
- Provimi i Maturës shtetërore organizohet në dy ditë. Në ditën e parë nxënësit do t’i nënshtrohen provimit nga lëndët e përgjithshme, ndërsa në të dytën, nga lëndët profesionale, sipas profileve përkatëse;
- Të gjithë nxënësit/kandidatët e gjimnazeve të cilët me sukses e kanë përfunduar vitin e fundit pajisen me DIPLOMË dhe kanë të drejtë të i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.
- Të gjithë nxënësit/kandidatët që kanë kryer me sukses provimin përfundimtar të arsimit profesional pajisen me DIPLOMË dhe kanë të drejtë të i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.
- Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore është 40%, Maturantët që nuk mund ta arrijnë kriterin e kalimit në këtë afat, do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatet vijuese.
- Kandidatët e pakënaqur me rezultatin e arritur në provimin e maturës shtetërore kanë të drejtë ta refuzojnë rezultatin me shkrim para marrjes së certifikatës dhe t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatet vijuese.
- Të gjithë kandidatët që kanë kaluar (40% e më shumë) provimin e maturës shtetërore pajisen me CERTIFIKATË të maturës dhe fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në konkurrim për studime Universitare.
MODELI I TESTIT
- Testi përmban kërkesa (pyetje) të tipit të mbyllur, me zgjidhje të shumëfishta, me katër alternative, nga të cilat vetëm njëra është e saktë.
- Testi organizohet në dy ditë:
DITA E PARË
Testi përmban 100 kërkesa (pyetje) nga lëndët e përgjithshme, gjuhë amtare, gjuhë angleze, matematikë.
- Gjuhë amtare 50 kërkesa
- Gjuhë angleze 30 kërkesa
- Matematikë 20 kërkesa
DITA E DYTË
Dita e dytë: 100 kërkesa
Gjimnazi i përgjithshëm
- Kimi 20 kërkesa
- Biologji 20 kërkesa
- Histori 20 kërkesa
- Gjeografi 20 kërkesa
- Informatikë 20 kërkesa
Arsimi Profesional II (Informatikë, Telekomunikacion)
- Matematikë 30 kërkesa
- Fizikë 15 kërkesa
- Informatikë 30 kërkesa
- Ekonomi me ndërmarrësi 25 kërkesa.
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 29/05/2016