Procedura e provimit

Afati i Gushtit:

Dita e parë e testimit më 27 Gusht 2016, dita e dytë më 03 Shtator 2016

Publikimi i rezultateve, më 08 Shtator 2016

Ankesat e nxënësve, më 10-15 Shtator 2016 në DKA

Publikimi i rezultateve të ankesave më 16 Shtator 2016

PROCEDURAT E PROVIMIT:

Provimi mbahet në Qendrat e Testimit, të cilat i cakton DKA/MASHT;

Lista me emrat e maturantëve dhe Qendrat e Testimit do të jetë në drejtorinë e shkollës së mesme të lartë që sapo e keni përfunduar;

Të dy pjesët e Provimit të Maturës organizohen në datat e caktuara më lartë dhe fillojnë në orën 10:00, ndërsa maturantët duhet të jenë në orën 08:30 te Qendrat e Testimit;

Provimi zgjat 150 minuta, pa e llogaritur kohën e shpërndarjes së testeve dhe kohën e udhëzimeve teknike, të cilat do t’i merrni nga administruesit e Testit. Pra, testimi fillon në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30;

Veproni sipas udhëzimeve të administruesit të Testit;

Plotësoni me kujdes Broshurën e Testit e, sidomos Fletëpërgjigjen;

KRITERET E PROVIMIT TË MATURËS

  1. Provimi i Maturës shtetërore organizohet në dy ditë. Në ditën e parë nxënësit do t’i nënshtrohen provimit nga lëndët e përgjithshme, ndërsa në të dytën, nga lëndët profesionale, sipas profileve përkatëse;
  2. Të gjithë nxënësit/kandidatët e gjimnazeve të cilët me sukses e kanë përfunduar vitin e fundit pajisen me DIPLOMË dhe kanë të drejtë të i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.
  3. Të gjithë nxënësit/kandidatët që kanë kryer me sukses provimin përfundimtar të arsimit profesional pajisen me DIPLOMË dhe kanë të drejtë të i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.
  4. Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore është 40%, Maturantët që nuk mund ta arrijnë kriterin e kalimit në këtë afat, do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatet vijuese.
  5. Kandidatët e pakënaqur me rezultatin e arritur në provimin e maturës shtetërore kanë të drejtë ta refuzojnë rezultatin me shkrim para marrjes së certifikatës dhe t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatet vijuese.
  6. Të gjithë kandidatët që kanë kaluar (40% e më shumë) provimin e maturës shtetërore pajisen me CERTIFIKATË të maturës dhe fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në konkurrim për studime Universitare.

MODELI I TESTIT

  • Testi përmban kërkesa (pyetje) të tipit të mbyllur, me zgjidhje të shumëfishta, me katër alternative, nga të cilat vetëm njëra është e saktë.
  • Testi organizohet në dy ditë:

DITA E PARË

Testi përmban 100 kërkesa (pyetje) nga lëndët e përgjithshme, gjuhë amtare, gjuhë angleze, matematikë.

  1. Gjuhë amtare                        50 kërkesa
  2. Gjuhë angleze                       30 kërkesa
  3. Matematikë                           20 kërkesa

DITA E DYTË

Dita e dytë: 100 kërkesa

Gjimnazi i përgjithshëm

  1. Kimi                                       20 kërkesa
  2. Biologji                                  20 kërkesa
  3. Histori                                   20 kërkesa
  4. Gjeografi                               20 kërkesa
  5. Informatikë                           20 kërkesa

Arsimi Profesional II (Informatikë, Telekomunikacion)

  1. Matematikë                          30 kërkesa
  2. Fizikë                                     15 kërkesa
  3. Informatikë                           30 kërkesa
  4. Ekonomi me ndërmarrësi  25 kërkesa.

Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 18/08/2016