PROCEDURA E PROVIMIT
Afati i Qershorit:
– Provimi mbahet në Qendrat e Testimit, të cilat i cakton DKA/MASHT;
– Paraqitja e provimit më 16-31 Maj 2017 (paraqitja bëhet te menaxheri didaktik)
– Pagesa për provimin e maturës shtetërore është 5€ (pesë euro) dhe bëhet përmes bankave, postës dhe shërbimeve tjera, me fletëpagesë që merret te menaxheri i shkollës.
– Pjesa e parë e testimit më 14 Qershor 2017, pjesa e dytë më 24 Qershor 2017
– Publikimi i Rezultateve më 30 Qershor 2017
– Ankesat e nxënësve më 1-5 Korrik 2017 në DKA
– Publikimi i rezultateve të ankesave më 7 Korrik 2017
SI VEPROHET DITËN E PROVIMIT:
KANDIDATËVE U LEJOHET
– Të jenë të pranishëm në Qendrën e Testimit një orë e gjysmë para fillimit të testimit;
– Të kenë me vete letërnjoftimin;
– Të hyjnë brenda në kohën e caktuar, pas thirrjes së personit të autorizuar;
– Të ulen sipas udhëzimeve të administruesit / personit të autorizuar;
– Të kenë me vete një laps (grafit HB ose);
– Të kenë me vete një shishe me ujë të pijes;
– Të plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat në fletëpërgjigje.
KANDIDATËVE NUK U LEJOHET TË:
– Vonohen në provim;
– Kenë telefon celular apo ndonjë mjet tjetër për komunikim gjatë testimit;
– Ndërrojnë vendin pa lejen e administruesit;
– Kopjojnë në asnjë formë;
– Përshpërisin apo komunikojnë me të tjerët;
– Dëmtojnë fletëpërgjigjen apo broshurën e testit;
– Pengojnë të tjerët gjatë kohës së testimit.
Maturantët që nuk u përmbahen këtyre rregullave, do të largohen nga Provimi i Maturës dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.
KRITERET E PROVIMIT TË MATURËS
1. Provimi i Maturës shtetërore organizohet në dy ditë. Në ditën e parë nxënësit do t’i nënshtrohen provimit nga lëndët e përgjithshme, ndërsa në të dytën, nga lëndët profesionale, sipas profileve përkatëse.
2. Të gjithë nxënësit/kandidatët e gjimnazeve të cilët me sukses e kanë përfunduar vitin e fundit pajisen me DIPLOMË dhe kanë të drejtë të i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.
3. Të gjithë nxënësit/kandidatët që kanë kryer me sukses provimin përfundimtar të arsimit profesional pajisen me DIPLOMË dhe kanë të drejtë të i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.
4. Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore është 40%, Maturantët që nuk mund ta arrijnë kriterin e kalimit në këtë afat, do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatet vijuese.
5. Të gjithë kandidatët që kanë kaluar (40% e më shumë) provimin e maturës shtetërore pajisen me CERTIFIKATË të maturës dhe fiton të drejtën e pjesëmarrjes në konkurrim për studime në institucionet e arsimit të lartë.
6. Kandidatët e pakënaqur me rezultatin e arritur në provimin e maturës shtetërore kanë të drejtë ta refuzojnë rezultatin me shkrim para marrjes së certifikatës dhe t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatet vijuese.
7. Maturantët që nuk mund ta arrijnë kriterin e kalimit, 40% në këtë afat, do të kenë të drejtë t’I nënshtrohen provimit të maturës në afatet vijuese;
Për pranim në institucionet e arsimit të lartë, njësitë akademike përcaktojnë kriteret e regjistrimit. Sqarimet më të hollësishme maturantët do t’i marrin me rastin e shpalljes së konkursit për regjistrim në universitet.
8. Paraqitja e provimit të maturës bëhet te menaxheri didaktik e shkollës dhe evidentohet në fletore të posaçme, me numër protokolli, me dokumente të nevojshme. Pagesa për provimin e maturës shtetërore është 5€ (pesë euro) dhe bëhet përmes bankave, postës dhe shërbimeve tjera, me fletëpagesë që merret te menaxheri i shkollës.
MODELI I TESTIT
– Testi përmban kërkesa (pyetje) të tipit të mbyllur, me zgjidhje të shumëfishta, me katër alternative, nga të cilat vetëm njëra është e saktë.
– Testi organizohet në dy ditë:
DITA E PARË
Testi përmban 100 kërkesa (pyetje) nga lëndët e përgjithshme, gjuhë amtare, gjuhë angleze, matematikë.
1. Gjuhë amtare 50 kërkesa
2. Gjuhë angleze 30 kërkesa
3. Matematikë 20 kërkesa
DITA E DYTË
Dita e dytë: 100 kërkesa
Gjimnazi i përgjithshëm
1. Kimi 20 kërkesa
2. Biologji 20 kërkesa
3. Histori 20 kërkesa
4. Gjeografi 20 kërkesa
5. Informatikë 20 kërkesa
Arsimi Profesional II (Informatikë, Telekomunikacion)
1. Matematikë 30 kërkesa
2. Fizikë 15 kërkesa
3. Informatikë 30 kërkesa
4. Ekonomi me ndërmarrësi 25 kërkesa
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 21/05/2017