PROCEDURAT E PROVIMIT

Provimi i Maturës organizohet më:

– Dita e parë: nga data 12 qershor deri më 15 qershor 2019
– Dita e dytë: nga data 19 qershor deri më 22 qershor 2019
(data e saktë për Regjionin e Prishtinës përcaktohet pas hedhjes së shortit)

– Paraqitja e Provimit të Maturës bëhet më 15 maj 2019 deri më 28 maj 2019.
– Provimi mbahet në Qendrat e Testimit, të cilat i cakton DKA/MASHT.
– Procesi i testimit fillon në orën 10:00 dhe përfundon në orën 13:00, ku (15-20) minuta në fillim jepen udhëzime për testim.
– Maturantët duhet të jenë në orën 9:00 te Qendrat e Testimit.
– Veprohet sipas udhëzimeve të administruesit të Testit
– Plotësoni me kujdes Broshurën e Testit, sidomos Fletëpërgjigjen.

 

KRITERET E PROVIMIT TË MATURËS

1. Provimi i Maturës Shtetërore organizohet në dy ditë brenda një afati. Në ditën e parë nxënësit do t’i nënshtrohen provimit nga lëndët e përgjithshme, gjuhë amtare dhe matematikë, ndërsa në të dytën, nga lëndët gjuhë angleze dhe një lëndë me zgjedhje.
2. Të gjithë nxënësit/kandidatët e gjimnazeve të cilët me sukses kanë përfunduar vitin e fundit pajisen me DIPLOMË dhe kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore
3. Të gjithë nxënësit/kandidatët që kanë kryer me sukses provimin përfundimtar të arsimit profesional pajisen me DIPLOMË të profesionit
4. Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore është 40% nga rezultati i përgjithshëm i testit (duke përfshirë atë të ditës së parë dhe të dytë).
5. Maturantët që nuk mund të arrijnë kriterin e kalimit 40% në këtë afat, do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatet vijuese.
6. Kandidatët që kanë kaluar (40% më shumë) provimin e maturës shtetërore, pajisen me CERTIFIKATË të maturës dhe fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes konkurs për studime universitare.
7. Për pranim në universitet – Njësitë akademike përcaktojnë kriteret e pranimit.
(sqarimet më të hollësishme maturantët do t’i marrin me rastin e shpjalljes së konkursit për regjistrim në universitet)

 

MODELI I TESTIT

– Testi përmban kërkesa (pyetje) të tipit të mbyllur, me katër alternativa, nga të cilat vetëm njëra është e saktë.
– Testi organizohet për dy (2) ditë:

 

Dita e parë:
Testi përmban 100 kërkesa (pyetje) nga lëndët:

1. Gjuhë amtare …………………… 50 kërkesa
2. Gjuhë angleze ………………….. 50 kërkesa

Dita e dytë:
Testi përmban 100 kërkesa (pyetje) nga lëndët:

1. Matematikë …………………….. 50 kërkesa
2. Lënda me zgjedhje …………… 50 kërkesa

 

Lista e lëndëve me zgjedhje:

1. Fizikë
2. Kimi
3. Biologji
4. Informatikë
5. Gjeografi
6. Histori
7. Sociologji
8. Psikologji
9. Ekonomi me ndërmarrësi
10. Ed. Qytetare
11. Histori e artit
12. Teori e muzikës dhe harmoni

 

DATAT ME RËNDËSI

Afati i qershorit:

– Mësimi për maturantë përfundon më: 17 maj 2019
– Paraqitja e Provimit të Maturës bëhet më: 15 maj 2019 deri me 28 maj 2019

 

Provimi i Maturës Shtetërore

Dita e parë: nga data 5 qershor deri më 8 qershor 2019
Dita e dyte: nga data 19 qershor deri më 22 qershor 2019

Publikimi i rezultateve: 28 qershor 2019

– Ankesat e nxënësve: 1 korrik 2019
– Rezultati i ankesave: 5 korrik 2019

Paraqitja e provimit të maturës bëhet në drejtorinë e shkollës dhe evidentohet në TABELËN e EXCEL përgatitur nga DSCSVL, me dokumentet e nevojshme.

Kandidatët që nuk e paraqesin me kohë Provimin e Maturës Shtetërore, konsiderohen se kanë hequr dorë nga provimi. Nëse kandidati nuk e ka bërë përzgjedhjen e lëndës, atëherë nxënësit do t’i përzgjidhet automatikisht një nga lëndët profesionale nga DSCSVL/MASHT.

 

ÇKA LEJOHET NË DITËN E PROVIMIT?

Maturantëve u lejohet të:

– Jenë të pranishëm në Qendrën e Testimit, një orë para fillimit të testimit;
– Kenë me vete letërnjoftimin;
– Hyjnë brenda në kohën e caktuar, pas apelit të personit të autorizuar;
– Kenë me vete një laps (grafit HB);
– Kenë me vetë një shishe me ujë të pijes;
– Plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat në Fletëpërgjigje.

 

ÇKA NUK U LEJOHET NË DITËN E PROVIMIT?

Maturanteve NUK u lejohet të:

– Vonohen në provim;
– Kenë telefon celular apo mjet tjetër për komunikim gjatë testimit;
– Ndërrojnë vendin pa lejen e administruesit;
– Kopjojnë në asnjë lloj forme;
– Pëshpërit apo të komunikoj me të tjerët, në asnjë lloj forme;
– Dëmtojnë Fletëpërgjigjen apo broshurën e testit;
– Pengojnë të tjerët gjatë kohës së testimit.
– Maturantët që nuk u përmbahen këtyre rregullave, do të largohen nga Provimi i Maturës.

 

UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E FLETËPËRGJIGJES:

Të gjitha shënimet e kërkuara duhet të barten në Fletëpërgjigje, si p.sh.

Në rubrikën KODI I IDENTIFIKIMIT duhet shënuar kodin e komunës, kodin i shkollës e kështu me radhë.

 

 

MËNYRA E PLOTËSIMIT TË FLETËPËRGJIGJES:

Në Broshurën e testit janë kërkesat (pyetjet) me nga katër alternativa, prej të cilave vetëm njëra është e saktë. Përgjigjen që mendoni se është e saktë duhet rrethuar në test dhe të njëjtën duhet bartur në Fletëpërgjigje.

Shembull: Kërkesa e testit

Është dhënë vargu i numrave 1, 3, 7, 15, 31, …

Cili është numri vijues në vargun e dhënë?

Alternativa C është e saktë. E rrethoni atë në test dhe të njëjtën e ngjyrosni me laps grafit në Fletëpërgjigje, në këtë mënyrë:  

Përndryshe, do të konsiderohet gabim nëse plotësohet në formë tjetër, p.sh:
             

Duhet pasur kujdes që, përgjigjen e saktë të një kërkese të mos e vendosni mbi kërkesën tjetër.
Duhet pasur kujdes që hijezimi i shënimeve të jetë i plotë.
Plotësoni me kujdes të gjitha të dhënat sipas udhëzimeve.
Lexoni me kujdes kërkesat – pyetjet e pastaj shënoni vetëm njërën nga katër përgjigjet që konsideroni që është e saktë.
Çdo pyetje e saktë vlerësohet me një pikë, ndërsa çdo pyetje e pasaktë vlerësohet me zero pikë.
Pyetja e pa plotësuar, gjithashtu vlerësohet me zero pikë.
Fletëpërgjigja plotësohet vetëm me laps grafit.
Kini kujdes gjatë mbushjes dhe bartjes së përgjigjeve nga broshura e testit në Fletëpërgjigje, sepse vetëm Fletëpërgjigjen lexohen, krahasuar me Broshurën e Testit.
Përgjigjen e saktë e plotësoni në Broshurën e testit dhe njëkohësisht e bartni në Fletëpërgjigje.
p.sh.: Nëse në test, për pyetjen numër 1 keni konsideruar se alternativa C është e saktë, atëherë edhe në Fletëpërgjigje e plotësoni alternativen C.
Po ashtu, nëse për pyetjen numër dy konsideroni së përgjigja e saktë është alternativa B, edhe në Fletëpërgjigje e plotësoni alternativën B. Shih figurën:

Llogaritjet apo ndonjë shënim tjetër mund t’i bëni në Broshurë të testit, asesi në Fletëpërgjigje.
Lapsat me ngjyrë nuk lejohen nga “Lexuesi Optik”.

KSHM – DSCSVL/MASHT


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 05/05/2019