Tre vitet e rrugëtimit, maturantët tanë i përmbyllen dje në mbrëmjen e maturës.

Ishte kjo mbrëmje e organizuar me përkushtim dhe finesë nga QSE “Don Bosko” në Prishtinë, por ata që e zbukuruan këtë mbrëmje ishin maturantët tanë të cilët shkëlqyen në çdo aspekt.

Kjo mbrëmje solli shumë argëtim dhe surpriza për maturantët, por në fund edhe lot.

Kjo mbrëmje u organizua në Restaurantin Golden i cili ofroi pritje madhështore për shkollën tonë, kurse për argëtim u përkujdes këngëtari i mirënjohur Alban Mehmeti i cili u ndihmua edhe nga këngëtari me perspektivë Sovran Olluri.

Maturantëve tanë të dashur, ju dëshirojmë çdo të mirë në hapat e tyre jetësor që ata do t’i ndjekin, që fati dhe suksesi t’i përcjellë në çdo hap të jetës.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 27/05/2017