Me datë 17 nëntor 2016, në ambientet e shkollës sonë u mbajt debat mbi rëndësinë dhe mënyrat e mbrojtjes së ambientit.

Debatin e organizuan profesorët e lëndëve përkatëse në praninë e nxënësve të klasave të X-ta.

Më poshtë janë paraqitur disa nga pikat e diskutimit.
Të gjitha malet dhe fushat, luginat e format tjera tokësore, me një emër e quajmë reliev.
Relievi është ngushtë i lidhur për jetën e njeriut. Një gjë e rëndësishme është se ne marrim resurset natyrore, por relieve është edhe diçka më shumë, sepse aty bëhet aktiviteti njerëzor, do të thotë se aty ndërtohen vendbanimet, qytetet dhe rrugët që janë jetike për njeriun. Shumë qytete dhe vendbanime ndërtohen afër resurseve ujore ose rrëzë maleve, sepse afër lumenjve sigurojmë ujin e pijes dhe afër maleve sigurojmë resurset natyrore (drunjtë, mineralet etj.)
Relieve është i ndërlidhur me mbështjellësin e gaztë (atmosferën) dhe me mbështjellësin ujor (hidrosferën).
Në shtresën e Stratosferës gjendet një zonë prej 5km, që është zona mbrojtëse prej rrezeve ultraviolet që quhet Ozonosfera (O₃). Shtresa e ozonosfrerës është ajo e cila është ka dëmtohet nga gazrat e ndryshëm sidomos nëpërmjet tymit të fabrikave, tymi I veturave, prerja e pyjeve etj.
Në qoftë se fillon të shkatërrohet tutje ozonosfera atëherë do të kemi rritjen e temperaturës.

Rreziku- Nëse shkatërrohet edhe më shumë Ozonosfera, atëherë do të kemi rritje të temperaturave, sepse toka deri tash ka pranuar vetëm rrezet e bardha dhe të verdha nga dielli, me shkatërrimin e ozonosferës do të pranoj rrezet ultraviolet dhe kjo ndikon në rritje të temperaturës, ku do të kemi më shumë avullime, temperature më të nxehtë, stuhi më të forta, vërshime më të mëdha etj. Mund të ndodh që shumë vise të gjelbëruara të thahen, dhe do të rritet kërkesa për ujë.
Rreziku më i madh, do të jetë me rrymat e nxehta dhe të ftofta detare. Me rritjen e temperaturës, do të shkrijnë akullnajat që do ta rrisin nivelin e detit, dhe rreziku më i madh është sepse do ti ftohin rrymat e nxehta detare, si psh. ajo e Golfit që Evropa ndikohet prej saj. Prandaj është rreziku që klima e Evropës të ndryshoj në mënyrë rapide (shpejt).

Ruajtja e ambientin.  Ne si qytetar, me një kulturë të lashtë që nga koha e Ilirëve, po ashtu duhet të kontribuojmë në të mirën e ambientit.
Mënyrat e ruajtjes së ambientit. Një ndër parimet primare është mos t’i shkatërrojmë bimët, drunjtë etj. Drunjtë japin oksigjenin, i cili po pakohet nga gazrat që po emetohen në atmosferë.
Hedhja e gjërave në natyrë shkatërrojnë rritjen e bimëve, sepse toka mbushet me mbeturina, kimikale të ndryshëm e cila do të zvogëlojë sipërfaqet e tokës së gjelbër.
Nëse duam ta ripërtërijmë  kulturën e lashtë Ilire, atëherë duhet që mbeturinat ti mbajmë me veti e ti hedhim te shporta e mbeturinave. Kjo e ruan qytetin dhe ambientin, nxit turizmin e vizitorëve të huaj etj.
Si një kontribuues i vogël i ambientit, mundemi t’ju bashkangjitemi shteteve të mëdha, në mbrojtjen e ambientit, që bashkë me ta, t’ju mundësojmë që fëmijët dhe nipërit tanë, mos ta trashëgojnë një vend të cilin, ne e kemi shkatërruar, dhe e kemi bërë shumë të vështir për jetesën e tyre.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 17/11/2016