Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17, sot në Qendrën tonë u realizua takimi me prindër dhe nxënës për Liceun Elektroteknik dhe Gjimnazin e Përgjithshëm.
Duke filluar nga ora 09:00 u realizua takimi i parë me prindër dhe nxënës për klasët e dhjeta të Gjimnazit të Përgjithshëm dhe Liceut Elektroteknik , në të cilin nxënësit patën rastin të njoftohen me stafin e profesorëve, kujdestarët përkatës dhe shoqërinë e tyre të re. Prindërit dhe nxënësit u mirëpritën me një fjalim përshëndetës dhe informues të përgjithshëm nga drejtori i Qendrës don Izidori Llukiq dhe nga zëvendës-drejtori don Tomë Mihaj.
Në ora 11:00 vazhdoi takimi i rradhës me klasët e njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta për vitin e ri shkollor 2016/17, të shoqëruar nga stafi i Qendrës, së bashku me drejtorin dhe zëvendës-drejtorin për informatat e nevojshme për prindërit dhe nxënësit tanë.
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 02/09/2016