Maturantët e Liceut Elektroteknik “Don Bosko” – Prishtinë do ti nënshtrohen provimit të maturës shtetërore me datën 06.06.2015.

Qendra e testimit është Qendra “Don Bosko” – Prishtinë.

ÇFARË NË DITËN E PROVIMIT?

Kandidatët duhet të:

          • Jenë të pranishëm në Qendrën e Testimit, në orën 08:45
          • Kenë me vete letërnjoftimin;
          • Hyjnë brenda në kohën e caktuar, pas apelit të personit të autorizuar;
          • Ulen sipas udhëzimeve të administruesit / personit të autorizuar;
          • Kenë me vete një laps (jo me ngjyrë të kuqe);
          • Kenë me vete një shishe me ujë të pijes;
          • Plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat në Fletëpërgjigje.

 

Kandidatëve u ndalohet të :

          • Vonohen në provim
          • Kenë telefon celular apo ndonjë mjet tjetër për komunikim gjatë testimit;
          • Ndërrojnë vendin pa lejen e administruesit.
          • Kopjojnë në asnjë lloj forme;
          • Pëshpërit apo të komunikojnë me të tjerët, në asnjë lloj forme;
          • Dëmtojnë Fletëpërgjigjen, apo broshurën e testit;
          • Pengojnë të tjerët gjatë kohës së testimit.

 

Kandidatët që nuk u përmbahen këtyre rregullave, do të largohen nga Provimi i Maturës. 


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 03/06/2015