NJOFTIM
PËR APLIKIM PËR REGJISTRIM NË KL. X në Shkollën “Don Bosko”
VITI SHKOLLOR 2023-2024
Të nderuar prindër,
njoftojmë se Aplikimet për regjistrimin e nxënësve për Klasat e X (SHML), viti shkollor 2023-2024, do të bëhen me:
17 tetor – fëmijët e prindërve që aktualisht kanë një fëmijë, i cili vijon mësimin në Shkollën “Don Bosko” dhe fëmijët e Stafit të QSE “Don Bosko”.
18 tetor – për të gjithë të interesuarit tjerë (që nuk hyjnë në grupin e parë).
Aplikimi bëhet në këto drejtime:
– NATYROR – Gjimnazi i shkencave natyrore (2 klasë)
– SHOQËROR – Gjimnazi i shkencave shoqërore dhe gjuhësore) (2 klasë)
– INFORMATIKË – (Teknologji Informative dhe Komunikimit) (2 klasë)
Aplikimet fillojnë nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Njoftojmë se vendet në dispozicion janë të kufizuara.
Aplikimi mund të bëhet vetëm nga prindërit/kujdestari ligjor ose nga një familjar i afërm që ka autorizimin me shkrim nga prindi/kujdestari ligjor;
Prindi/kujdestari ligjor që vjen për të aplikuar për regjistrim duhet të kenë me vete:
1. Certifikatën ose Ekstraktin e lindjes;
2. Librezën e nxënësit, me sukses të verifikuar nga shkolla, për klasën e VI, VII dhe të VIII. (në rast të mungesës së Librezës së nxënësit, mund të sjellin Transkriptin e notave, për klasën e VI, VII dhe të VIII);
Gjatë aplikimit të kandidatëve, shkolla krijon listën e aplikantëve. Renditja në listë bëhet sipas radhës që kandidatët kanë aplikuar për regjistrim.
Kriteret e regjistrimit:
Për regjistrim të nxënësve në klasat e X, shkolla do të respektoj kriteret e MASHTI-t për regjistrim të nxënësve. Për aplikim të gjithë kandidatët gjatë shkollimit paraprak në nivelin e mesëm të ulët, duhet të kenë notën mesatare minimum 4.00 dhe notën e sjelljes shembullore. Ata që e kanë notën mesatare nën 4.00, do të vendosen në Listën e pritjes.
* – Informata më të hollësishme, mund të merrni nga Sekretaria e Shkollës së Mesme të Lartë.
Category: Lajmet Publikuar më: 07/10/2022