Të nderuar prindër,

njoftojmë se Aplikimet për regjistrimin e nxënësve për Klasat e X (SHML), viti shkollor 2025-2026, do të bëhen me:

11 tetor – për fëmijët e  prindërve që kanë një fëmijë/nxënës i cili aktualisht vijon mësimin në Shkollën “Don Bosko”; për fëmijët e Stafit të QSE “Don Bosko” dhe për nxënësit që vijnë nga Shkolla “Don Bosko” Gjilan;

14 tetor – për të gjithë të interesuarit tjerë (që nuk hyjnë në grupin e parë);

Aplikimi bëhet në këto drejtime:

– NATYROR             – Gjimnazi i shkencave natyrore                                         (3 klasë)

SHOQËROR         – Gjimnazi i shkencave shoqërore dhe gjuhësore)     (1 klasë)

INFORMATIKË     – (Teknologji Informative dhe Komunikimit)                 (3 klasë)

 

Aplikimet fillojnë nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

 

Njoftojmë se vendet në dispozicion janë të kufizuara. Aplikimi mund të bëhet vetëm nga prindërit/kujdestari ligjor ose nga një familjar, apo i afërm që ka autorizimin me shkrim nga prindi/kujdestari ligjor. Një person mund të ketë autorizimin vetëm për një fëmijë (ose binjakë).

Prindi/kujdestari ligjor që vjen për të aplikuar për regjistrim duhet të kenë me vete:

  1. Certifikatën ose Ekstraktin e lindjes së fëmijës;
  2. Librezën e nxënësit (origjinale), me sukses që verifikohet nga shkolla para aplikimit, për klasën e VI, VII dhe VIII. Në rast të mungesës së Librezës së nxënësit, duhet të sjellin Transkriptin e notave;
  3. Pagesa për Aplikim (vetëm për procedurat administrative të aplikimit) është – 100 Euro për ata që hyjnë në Listën e sigurt dhe 50 Euro për ata që hyjnë në Lista të pritjes. Pagesa bëhet në momentin e Aplikimit;

Renditja e listës së aplikimit, për ata që plotësojnë kriteret e caktuara nga Shkolla, do të bëhet sipas kohës së ardhjes dhe paraqitjes së Aplikimit/kërkesës në administratën e Shkollës.

 

Kriteret e aplikimit/regjistrimit:

Për aplikim/regjistrim të nxënësve në klasat e X, shkolla do të respektojë kriteret e MASHTI-t për regjistrim të nxënësve.

Për aplikim/regjistrim, të gjithë kandidatët gjatë shkollimit paraprak në nivelin e Mesëm të ulët (kl. VI-VII-VIII) në momentin e aplikimit duhet të kenë notën mesatare minimum 4.00 dhe notën e sjelljes shembullore.

Ata që e kanë notën mesatare nën 4.00, do të vendosen në Listën e pritjes sipas renditjes.

Nxënësit me notën mesatare nën 3.5, nuk mund të aplikojnë në Shkollën tonë (administrate nuk do të pranojë aplikimin as për Listën e pritjes).

* – Informata më të hollësishme, mund të merrni nga Sekretaria/Administrata e Shkollës së Mesme të Lartë.

 


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 01/10/2024