Të nderuar prindër,
njoftojmë se Aplikimet për regjistrimin e nxënësve për Klasat e X (SHML), viti shkollor 2024-2025, do të bëhen me:
29 shtator – për fëmijët e prindërve që kanë një fëmijë/nxënës i cili aktualisht vijon mësimin në Shkollën “Don Bosko” dhe për fëmijët e Stafit të QSE “Don Bosko”;
2 tetor – për të gjithë të interesuarit tjerë (që nuk hyjnë në grupin e parë);
Aplikimi bëhet në këto drejtime:
– NATYROR – Gjimnazi i shkencave natyrore (2 klasë)
– SHOQËROR – Gjimnazi i shkencave shoqërore dhe gjuhësore) (2 klasë)
– INFORMATIKË – (Teknologji Informative dhe Komunikimit) (3 klasë)
Aplikimet fillojnë nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Njoftojmë se vendet në dispozicion janë të kufizuara. Aplikimi mund të bëhet vetëm nga prindërit/kujdestari ligjor ose nga një familjar, apo i afërm që ka autorizimin me shkrim nga prindi/kujdestari ligjor. Një person mund të ketë autorizimin vetëm për një fëmijë (ose binjakë).
Prindi/kujdestari ligjor që vjen për të aplikuar për regjistrim duhet të kenë me vete:
1. Certifikatën ose Ekstraktin e lindjes së fëmijës;
2. Librezën e nxënësit, me sukses të verifikuar nga shkolla, për klasën e VI, VII dhe VIII. Në rast të mungesës së Librezës së nxënësit, duhet të sjellin Transkriptin e notave;
Renditja e listës së aplikimit, për ata që plotësojnë kriteret e caktuara nga Shkolla, do të bëhet sipas kohës së ardhjes dhe paraqitjes së Aplikimit/kërkesës në administratën e Shkollës.
Kriteret e aplikimit/regjistrimit:
Për aplikim/regjistrim të nxënësve në klasat e X, shkolla do të respektojë kriteret e MASHTI-t për regjistrim të nxënësve.
Për aplikim/regjistrim, të gjithë kandidatët gjatë shkollimit paraprak në nivelin e mesëm të ulët, duhet të kenë notën mesatare minimum 4.00 dhe notën e sjelljes shembullore.
Ata që e kanë notën mesatare nën 4.00, do të vendosen në Listën e pritjes.
Nxënësit me notën mesatare nën 3.5, nuk mund të aplikojnë në Shkollën tonë (administrate nuk do të pranojë aplikimin).
* – Informata më të hollësishme, mund të merrni nga Sekretaria/Administrata e Shkollës së Mesme të Lartë.
Category: Lajmet Publikuar më: 18/09/2023