Të nderuar prindër,

Njoftojmë se Aplikimet për regjistrim të fëmijëve/nxënësve për Klasat e Para (SHF), viti shkollor 2021-2022, do të bëhen me:

8 qershor – fëmijët e atyre prindërve që aktualisht kanë një fëmijë/nxënës që vijon mësimin në Shkollën “Don Bosko” dhe fëmijët e Stafit të QSE “Don Bosko”;

9 qershor – për të gjithë të interesuarit tjerë (që nuk hyjnë në grupin e parë);

Aplikimet fillojnë nga ora 08.00 deri në orën 16.00. Njoftojmë se vendet e disponueshme janë të kufizuara.

Prindërit që vijnë për të aplikuar, duhet të kenë me vete Certifikatën/Ekstraktin e lindjes së fëmijëve të tyre dhe nuk pranohen aplikime për ata fëmijë të cilët më 01 shtator 2021 nuk do kenë të mbushur 6 vjeç (d.m.th. nuk pranohen Aplikimet për fëmijët të cilët kanë lindur pas datës 01 shtator 2015).

Aplikimi mund të bëhet vetëm nga prindërit, ose nga një familjar i afërm që ka Autorizimin e prindit me shkrim. Të gjithë qytetarët që vijnë për të dorëzuar Aplikimin janë të obliguar që të mbajnë masat e caktuara na Ministria e shëndetësisë: të mbajnë distancën e duhur, të kenë dorezat dhe maskën dhe të pastrojnë duart me dezinfektues (që gjendet në hyrje të Shkollës).

P.S – Në rast se në datat e lartpërmendura (8-9 qershor) qytetarët do kenë të kufizuar kohën e qarkullimit, – për shkak të gjendjes së “pandemisë” – atëherë këto data do të shtyhen për një moment tjetër, për të cilin do ju njoftojmë me kohë në po të njëjtën faqe Web (së paku një javë më herët).  


Category: Lajmet

Publikuar më: 08/05/2020