Të nderuar prindër,

njoftojmë se Aplikimet për regjistrimin e nxënësve për Klasat e X (SHML), viti shkollor 2021-2022, do të bëhen me:

5 tetor – fëmijët e  prindërve që aktualisht kanë një fëmijë, i cili vijon mësimin në Shkollën “Don Bosko” dhe fëmijët e Stafit të QSE “Don Bosko”.

6 tetor – për të gjithë të interesuarit tjerë (që nuk hyjnë në grupin e parë).

 

Aplikimi bëhet në këto drejtime:

–   Gjimnaz Natyror       (2 klasa)
–   Gjimnaz Shoqëror    (1 klasë)
–   Informatikë                (2 klasa)
–   Telekomunikacion   (1 klasë)

Aplikimet fillojnë nga ora 09:00 deri në orën 16:00. Njoftojmë se vendet në dispozicion  janë të kufizuara.

Aplikimi nuk është regjistrim përfundimtar, pa verifikimin e suksesit të klasave VI, VII, VIII dhe të gjysmëvjetorit të parë (periodës së parë) të klasës së IX, që duhet të jetë 4.0 e sipër. Ata që nuk arrijnë mesataren e suksesit 4.0 e sipër, mund të vendosen vetëm në Listën e pritjes. Në rast se ndonjë drejtim nuk do plotësohet me mesatare, atëherë mund  të merren nxënës nga Lista e pritjes me mesataren më të lartë. Lista e pritjes është e vlefshme vetëm për një vit shkollor. 

Aplikimi mund të bëhet vetëm nga prindërit/kujdestarët ligjorë, ose nga një familjar i afërm që ka Autorizimin me shkrim.

Të gjithë qytetarët, të cilë vijnë për të aplikuar, janë të detyruar që të mbajnë masat anti-Covid të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

* – Informata më të hollësishme, mund të merrni nga Sekretaria e Shkollës së Mesme të Lartë.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 21/09/2020