Të dashur prindër,

Ju informojmë se stafi i QSE “Don Bosko” në Prishtinë, të premtën, datë 25/10/2019, do të udhëtojë drejt Tiranës për seminarin dyditor, në të cilin do të marrin pjesë edhe qendrat e “Don Boskos” nga Gjilani, Shkodra dhe Tirana.

Andaj, për arsye të arritjes me kohë në Tiranë, të premtën do të mbahen vetëm 4 orët e para mësimore. Pas orës së 4-t (ora 12:00), nxënësit do të lirohen nga mësimi dhe do të jenë të lire për të shkuar në shtëpi.

Për shkollën fillore transporti do të jetë funksional si çdo ditë tjetër, si në mëngjes ashtu edhe pas përfundimit të orëve mësimore (ora 12:00), siç është parashikuar.

Luten prindërit, fëmijët e të cilëve nuk udhëtojnë me transport të shkollës, të vijnë në orën e lartcekur për t`i marrë fëmijët!

Me respekt,
Drejtori i QSE “Don Bosko” në Prishtinë
Don Dominik- Skender Qerimi


Category: Lajmet

Publikuar më: 22/10/2019