Të nderuar prindër dhe nxënës, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për shkak të motit të ftohtë, ka marrë vendim që të mërkurën të mos zhvillohet procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.
QSE “Don Bosko” në Prishtinë, duke respektuar këtë vendim, njofton të gjithë prindërit dhe nxënësit se të mërkurën me datë 28 shkurt 2018 nuk do të zhvillohet procesi mësimor.
Për çdo informatë tjetër do të njoftoheni me kohë
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 27/02/2018