Të dashur maturantë,

Ju njoftojmë se pjesa e parë e testit të maturës shtetërore do të mbahet më datë 14 qershor 2017 .

Vendi ku do të mbahet testi për maturantët e “Don Boskos” është: SHFMU ” Naim Frashëri”-Prishtinë (adresa: Mëhalla e Muhaxhirëve, përballë ambasadës së Zvicrës)

Të gjithë nxënësit duhet të jenë prezent në qendër duke filluar nga ora 9:00.

 

Kandidatëve u lejohet të:

– Të kenë me vete letërnjoftimin
– Të hyjnë brenda në kohë të caktuar
–  Të sistemohen sipas udhëzimeve të administruesve
– Të plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat në fletëpërgjigje
– Të kenë me vete një Laps HB.
– Të kenë me vete fletëparaqitjen e provimit

 

Kandidatëve nuk u lejohet të:

– Vonohen në provim
– Kenë celular apo ndonjë mjet tjetër për komunikim gjatë testimit
– Ndërrojnë vend pa lejen e administruesit
– Kopjojnë në asnjë formë
– Pëshpëritin apo komunikojnë me të tjerët
– Pengojnë të tjerët gjatë kohës së testimit.

Urojmë që nxënësit tanë në testin e Maturës Shtetërore të shënojnë rezultate të larta dhe njëherit të jemi shembull për të mirë, për tërë këtë proces.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 10/06/2017