Të dashur maturantë,
Ju njoftojmë se pjesa e parë e testit të maturës shtetërore Afati i Gushtit do të mbahet më datë 25 gusht 2017.
Vendi ku do të mbahet testi për maturantët e “Don Boskos” është: SHML ” Sami Frashëri”-Prishtinë
Të gjithë nxënësit duhet të jenë prezent në qendër duke filluar nga ora 9:00.
Kandidatëve u lejohet të:
– Të kenë me vete letërnjoftimin
– Të hyjnë brenda në kohë të caktuar
– Të sistemohen sipas udhëzimeve të administruesve
– Të plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat në fletëpërgjigje
– Të kenë me vete një Laps HB.
– Të kenë me vete fletëparaqitjen e provimit
Kandidatëve nuk u lejohet të:
– Vonohen në provim
– Kenë celular apo ndonjë mjet tjetër për komunikim gjatë testimit
– Ndërrojnë vend pa lejen e administruesit
– Kopjojnë në asnjë formë
– Pëshpëritin apo komunikojnë me të tjerët
– Pengojnë të tjerët gjatë kohës së testimit.
Urojmë që nxënësit tanë në testin e Maturës Shtetërore të shënojnë rezultate të larta dhe njëherit të jemi shembull për të mirë, për tërë këtë proces.
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme Publikuar më: 23/08/2017