Të dashur maturantë,
bazuar në vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për ta organizuar Testin e Maturës për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit, sjellim këtë njoftim:
1. Provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit do të mbahet në afatin e parë me datë 10 korrik 2020.
2. Provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit e regjistruar jashtë vendit do të mbahet në Prishtine në shkollën “Xhevdet Doda”, duke filluar nga ora 10:00h (nxënësit duhet të paraqiten nga ora 9:00h)
3. Nxënësit me veti duhet të kenë fletëparaqitjen, dokumentin që është pranuar në fakultet, letërnjoftimin dhe maskën.
Suksese të dashur maturantë!
Category: Lajmet Publikuar më: 07/07/2020