Lojërat olimpike dimërore për të rinj këtë vit do të mbahen në Llozanë të Zvicrës, ku do të marrin pjesë gjithsej 1880 skitarë, 940 femra dhe 940 meshkujt, të gjithë nga mosha 15- 18 vjeç.

 Në mesin e tyre janë edhe Era Shala dhe Drin Kokaj, nxënës të QSE “Don Bosko” në Prishtinë dhe skitarë të skijimit alpin.

Shala dhe Kokaj janë anëtarë të kombëtares së Kosovës për të rinj, të cilët zyrtarisht e kanë fituar të drejtën për të vazhduar garimin më tutje.

Të dy janë debutues të disiplinave sllallom dhe sllallom i madh.

Garat do të zhvillohen nga data 9 deri më 22 janar 2020, në Llozanë të Zvicrës.

Kosova do të jetë një ndër 11 vendet pjesëmarrëse në edicionin e tretë të këtyre lojërave.

Ne urojmë më të mirën për Erën dhe Drinin! Shumë suksese dhe pse jo, të kthehen me medalje!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 06/01/2020