Nxënësja jonë, Kiana Kryeziu bëhet skitarja e parë femër që ngjitet në podium në një garë ndërkombëtare.
Kiana Kryeziu ka hyrë në histori të skitarisë së Kosovës. Ajo është bërë femra e parë që ka fituar medalje në një garë ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë.
Kryeziu fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën e sllallomit në garën e mbajtur sot në Kollashin të Malit të Zi. Ajo përfundoi me kohë 2:12.46 minuta.
Kiana, 17-vjeçare, është nxënëse e shkëlqyer e klasës 11/C në QSE “Don Bosko” në Prishtinë ajo shquhet si vajzë e urtë, inteligjente dhe aktive në çdo organizim shkollor.
QSE Don Bosko, e përgëzon për medaljen e argjend dhe i uron shumë suksese në rrugëtimin e saj.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme Publikuar më: 22/03/2021