Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Pentathlonit të Kosovës organizuan për vitin e 3-të me radhë garën në Pentathlonin Modern në mes shkollave të mesme të Komunës së Prishtinës, garë që u zhvillua në ambientet e Shkollës “Zenit” pjesë e cilës ishte edhe Liceu & Gjimnazi i Përgjithshëm”Don Bosko” – Prishtinë.
Në këtë garë, nxënësit konkurruan në dy disciplina: Vrapim dhe Not.
Këtu patëm rastin të shohim shumë nxënës të talentuar ku besojmë se në një të ardhme të afërt mund të nxjerrim sportistë të dalluar në këto disciplina ku si shembull mund të marrim nxënësen e Gjimnazit të Përgjithshëm “Don Bosko” – Prishtinë, Fjolla Shala e cila u shpall kampione në Pentathlonin Modern të Kosovës për vitin 2015.
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 17/11/2015