Sot ishte dita e fundit e mësimit për maturantët. Ditë kjo që gërshetonte në vete buzëqeshje dhe lot. Ishin ato lot gëzimi dhe njëkohësisht nostalgjie të cilat shprehnin një emocion të veçantë sepse ishte dita e fundit kur ata do të uleshin në bankat shkollore në të cilat ata kaluan tri vite.
E gjithë dita ishte e mbushur me biseda të kujtimeve të tyre nga shkolla e mesme, të cilat ata i kujtonin me nostalgji sepse është kohë që nuk kthehet më.
Shkolla kishte organizuar një përshëndetje të veçantë për nder të tyre. Për t’i falënderuar për momentet të cilat i kemi kaluar së bashku dhe për t’ju uruar një të ardhme të ndritur ashtu siç janë vet ata.
“Don Bosko” asnjëherë nuk do t’i mbyllë dyert për ta. Ata “Don Boskon” gjithmonë do ta kenë shtëpi të dytë ashtu siç e kishin për tri vite.
Në emër të drejtorit, zëvendës drejtorit dhe të gjithë stafit të shkollës, ju dëshirojmë shumë suksese maturantëve tanë, që ata të jenë qytetarë të mirë të Kosovës sonë të dashur.
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme Publikuar më: 04/06/2021