PROCEDURA E PROVIMIT – AFATI I GUSHTIT
Afati i Gushtit:
– Provimi mbahet në Qendrat e Testimit, të cilat i cakton DKA/MASHT;
– Paraqitja e provimit më 15-22 Gusht 2017
– Pagesa për provimin e maturës shtetërore është 5€ (pesë euro) dhe bëhet përmes bankave, postës dhe shërbimeve tjera, me fletëpagesë që merret te menaxheri i shkollës.
– Pjesa e parë e testimit më 25 Gusht 2017, pjesa e dytë më 30 Gusht 2017
– Publikimi i Rezultateve më 5 Shtator 2017
– Ankesat e nxënësve më 5-8 Shtator 2017 në DKA
SI VEPROHET DITËN E PROVIMIT:
KANDIDATËVE U LEJOHET
– Të jenë të pranishëm në Qendrën e Testimit një orë e gjysmë para fillimit të testimit;
– Të kenë me vete letërnjoftimin;
– Të hyjnë brenda në kohën e caktuar, pas thirrjes së personit të autorizuar;
– Të ulen sipas udhëzimeve të administruesit / personit të autorizuar;
– Të kenë me vete një laps (grafit HB ose);
– Të kenë me vete një shishe me ujë të pijes;
– Të plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat në fletëpërgjigje.
KANDIDATËVE NUK U LEJOHET TË:
– Vonohen në provim;
– Kenë telefon celular apo ndonjë mjet tjetër për komunikim gjatë testimit;
– Ndërrojnë vendin pa lejen e administruesit;
– Kopjojnë në asnjë formë;
– Përshpërisin apo komunikojnë me të tjerët;
– Dëmtojnë fletëpërgjigjen apo broshurën e testit;
– Pengojnë të tjerët gjatë kohës së testimit.
Maturantët që nuk u përmbahen këtyre rregullave, do të largohen nga Provimi i Maturës dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.
MODELI I TESTIT
– Testi përmban kërkesa (pyetje) të tipit të mbyllur, me zgjidhje të shumëfishta, me katër alternative, nga të cilat vetëm njëra është e saktë.
– Testi organizohet në dy ditë:
DITA E PARË
Testi përmban 100 kërkesa (pyetje) nga lëndët e përgjithshme, gjuhë amtare, gjuhë angleze, matematikë.
1. Gjuhë amtare 50 kërkesa
2. Gjuhë angleze 30 kërkesa
3. Matematikë 20 kërkesa
DITA E DYTË
Dita e dytë: 100 kërkesa
Gjimnazi i përgjithshëm
1. Kimi 20 kërkesa
2. Biologji 20 kërkesa
3. Histori 20 kërkesa
4. Gjeografi 20 kërkesa
5. Informatikë 20 kërkesa
Arsimi Profesional II (Informatikë, Telekomunikacion)
1. Matematikë 30 kërkesa
2. Fizikë 15 kërkesa
3. Informatikë 30 kërkesa
4. Ekonomi me ndërmarrësi 25 kërkesa
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 14/08/2017