Sot shkolla jonë nuk filloi ditën sikur ditëve tjera. Kjo ditë ishte e zymtë kur morëm lajmin se tragjikisht kishte ndërruar jetë nxënësja jonë

Ermira Ilir Hajdaraj (25.7.2011 – 23.9.2018)

Ermira ishte nxënëse e shkëlqyeshme dhe e dashur nga të gjithë. Butësia dhe sharmi i saj vëreheshin në sytë e sajë të cilët gjithmonë rrezatonin dashuri.

Lajmi për vdekjen e saj na ka tronditur të gjithëve sepse familja humbi të dashurën e tyre, kurse shkolla një nxënëse shembullore.

Në emër të drejtorit të QSE “Don Bosko” në Prishtinë, Don Izidor Lukic, familjes Saleziane dhe të gjithë stafit, familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Pushoftë ne paqe!


Category: Lajmet , Shkolla Fillore

Publikuar më: 24/09/2018