Bordi Drejtues përbëhet prej pesë anëtarëve:
-Drejtorit,
-zv.Drejtorit,
-Koordinatorit të përgjithshëm,
-Koordinatorit të financave dhe administratës dhe,
-dy anëtarë të tjerë.
Bordi Drejtues është organ vendimmarrës gjatë periudhës midis dy mbledhjeve të Këshillit të Qendrës (Kuvendit).
Anëtarët e Bordit Drejtues zgjidhen individualisht nga Këshilli me shumicë votash.
Bordi Drejtues ka gjithashtu edhe këto kompetenca:
Organizon dhe udhëheq procesin e punës në Shoqatë;
Përkujdeset dhe përgjigjet për ligjshmërinë e punës së Shoqatës;
Propozon Këshilli aktet e përgjithshme normative dhe përkujdeset për aplikimin dhe harmozimin e tyre ;
Propozon Këshillit politikën e punës, planin financiar, planin dhe programin e punës dhe masat per aplikimin e tyre në Shoqatë;
Miraton projektet për realizimin e plan-programeve të shoqatës;
Cakton Menaxherët e projekteve konkrete të Shoqatës;
Emëron dhe cakton kompetencat e përfaqesuesit të Shoqatës;
Vendos mbi lidhjen e shoqatës me organizatat apo OJQ-të e tjera në bazë të marrëveshjes apo kontratës;
Kryen të gjitha punët e tjera të cilat janë në kompetencë të Këshillit.
Vendos mbi nevojën e punësimin të zyrtarëve dhe nënpunësve dhe kohëzgjatja e punës të tyre.
Bordi Drejtues mund të vendosë që t’i drejtohet për cfarëdo cështje Këshilli, për marrje të vendimit