Këshilli është organi më i lartë qeverisës i Shoqatës.
Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të Shoqatës.
Përveq kometencave që ka Këshilli sipas Statutit, ai gjithashtu ka edhe këto kompetenca:
Miraton Statutin dhe vendos për ndërrimet e Statutit të shoqatës;
Vendos për ndërrimin e emrit dhe selisë së Shoqatës;
Vendos për ndërrimet organizative në Shoqatë;
Vendos mbi zgjedhjen e anëtarëve të Bordit drejtues;
Miraton planet dhe programet e Shoqatës për vitin e ardhshëm.
Këshilli mund të delegojë ndonjë prej përgjegjësve të tij ose edhe të punësuarit e Shoqatës, në Bordin Drejtues, me vendimin e shumicës së anëtarëve të tij.