Qendra Don Bosko ofron programe trajnimi dhe shkollimi që arrijnë kërkesat specifike të kompanive, grupeve të studentëve dhe përfituesve, agjensitë e tjera të interesuara në zhvillimin e rinisë dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore të Kosovës. Element i rëndësishëm është fokusimi i Qendrës në zhvillimin e kompetencave, qytetarisë së mirë dhe forcimin e interesit të studentëve për mësim gjatë gjithë jetës.
Projektet e kaluara:
1. Misioni i Don Boskos në Bonn (Gjermani): Përkrahja e 15 nxënësve për shkollim 4 vjeçar dhe trajnim në Qendrën Don Bosko në Prishtinë.
Kohëzgjatja e projektit 01/09/2009 – 31/08/2013
2. Karitasi i Luksemburgut: Përkrahja e nxënësve për 4 vite shkollimi dhe trajnimi në Qendrën Don Bosko – Prishtinë.
Kohëzgjatja e projektit 01/09/2007 – 31/12/2010
3. OSCE, Projekti:Përmirësimi i çasjes së komuniteteve në shërbime (Numri i projektit 2100620): Trajnimi i saldimit: 16.05.2011 – 02.12.2011
4. Gratë për gratë International – Kosova dhe LUX development: Trajnimi i 60 vajzave dhe grave në Përkujdesje të Fëmijëve për 5 muaj, Project LD 010/2010.
5. Gratë për gratë International – Kosova: Trajnimi në: Saldim dhe Përpunim i ushqimit, Qershor 2010
6. Voice of RAE: Trajnim për Përkujdesje të Fëmijëve, Business Start Up 2011-2012
7. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, LUX Development: Përkrahje për trajnime në Don Bosko (2008-2010)
8. Misoni i DB/ trajnime në hidraulikë për margjinalizimin e rinisë në Prishtinë 2010.
9. FY2009 English Access Microscholarship Program (Access Program) S-ECAAL-09-CA-178(EB)
10.FY2010 English Access Microscholarship Program S-ECAAL-10-CA-164(EB)
11.Banka Botërore dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport – Project on VET 1&2 (400 të trajnuar në të gjithë Kosovën)