Gjatë ditës së enjtë dhe të premtë, Shkollën tonë e vizitoi një delegacion i përberë prej 32 Drejtorësh të shkollave “Don Bosko” të Inspektorisë së Mesdheut, i udhëhequr nga Inspektori Don Angelo Santorsola.

Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni ishte njohja me realitetin e Qendrave Saleziane në Kosovë e Shqipëri, si dhe u mbajtën takimet e rregullta të Inspektorisë.

I tërë delegacioni u ndanë shumë të kënaqur me të arriturat e Qendrave në Tiranë, Shkodër, Prishtinë e Gjilan, si dhe i inkurajuan ato që të vazhdojnë Karizmën Saleziane në edukimin dhe formimin e te rinjve.


Category: Lajmet , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 20/10/2019