Reagim ndaj shpifjes së publikuar në disa portale

Qendra Social-Edukative “Don Bosko”, reagon me forcë për shpifje, të shoqëruara me foto, në disa portale, ku tentohet të njolloset figura e Drejtorit të QSE “Don Bosko”. Bëjmë me dije se  fotot janë të nxjerra nga konteksti publik të cilat janë bërë ndër vite, ndërsa janë publikuar për qëllim të vetëm shantazhimin e drejtorit dhe hedhjen baltë mbi punën edukative që kjo Qendër bën për shumë vite në Kosovë.

Jemi të sigurt se këto janë shpifje nga ish-punonjës të cilët, për hakmarrje personale, sulmojnë drejtorin për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës me ta.

QSE “Don Bosko” është e gatshme, dhe fton të gjithë të interesuarit, që të vijnë dhe ta sqarojnë në tërësi këtë shpifje të montuar, për qëllime të ulëta, e cila shkon në dëm të nxënësve, fillimisht, dhe të QSE ‘Don Bosko” e cila shquhet për rregull, cilësi dhe sukses në mësime.

Suksesin dhe seriozitetin e QSE “Don Bosko” më së miri e kanë të njohur komuniteti i prindërve të nxënësve, të cilët gjithherë janë falënderues.

QSE “Don Bosko” do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj shpifjeve të tilla.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 15/02/2017