Gjatë këtij vikendi, më datat 26 dhe 27 tetor 2018, u organizua seminari dyditor për të gjithë mësimdhënësit e qendrave Saleziane në Kosovë e Shqipëri.
Këtë vit nikoqir i këtij organizimi ishte qendra “Don Bosko” në Gjilan, kurse pjesëmarrëse ishin qendrat e Don Boskos nga Prishtina, Tirana, Shkodra dhe Gjilani.
Këtë vit ligjërues ishte prof. dr. Dariusz Grzadziel, Profesor në Universitetin Papnor Salezian – Romë, Fakulteti i Shkencave të Edukimit. Tema e seminarit për këtë vit ishte: “Marrëdhënia mes mësimdhënies dhe mësimnxënies” e cila për qëllim kishte formimin didaktik të mësimdhënësve të qendrave tona.
Gjatë këtij seminari, mësimdhënësit patën mundësi që përveç ligjëratave nga profesori i nderuar, të bashkëndanin edhe përvojat e tyre më nxënës si dhe të inskenojnë situate të ndryshme gjatë punës në grupe.
Në përgjithësi ky seminar u vlerësua shumë pozitivisht dhe profitabil nga të gjithë pjesëmarrësit, si dhe nga ligjëruesi. Vlen të theksohet fjala e profesor Dariusz që tha: Tani vërtetë u binda që shkollat e Don Boskos janë në hapë më shkollat evropiane.
Falënderim i veçantë i shkon organizatorit Qendrës “Don Bosko” në Gjilan, për organizimin e shkëlqyer.
Seminari tjetër do të mbahet vitin e ardhshëm në njërën nga qendrat tona në Shqipëri ose Kosovë.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 29/10/2018