Nën organizimin e QSE “Don Bosko” në Tiranë, me datat 26 dhe 27 tetor 2019, u mbajt seminari salezian i titulluar “Mësues në klasë, vëllezër në oborr”, që kishte për qëllim ndërgjegjësimin e mësimdhënësve në aspektin edukativ dhe atë arsimor, si dhe të bëhej një reflektim mbi pedagogjinë saleziane në shkollë.

Pjesëmarrës në seminar ishin QSE “Don Bosko” nga Tirana, QSE “Don Bosko” nga Gjilani, Qendrat saleziane nga Shkodra dhe QSE “Don Bosko” nga Prishtina.

Ligjëruese dhe udhëheqëse e trajnimit ishte zonja Daniela Foti, pedagoge dhe mësimdhënëse me përvojë 20 vjeçare në Itali. Ardhja e saj ishte mjaft produktive për shkollat pjesëmarrëse.

Gjatë seminarit, përveç ligjerimit, kishte edhe punë në grupe, që mundësoi njohjen dhe bashkëpunimin mes shkollave në fjalë, e që rezultuan mjaft produktive.

Poashtu, gjatë seminarit u mundësua edhe shkëmbimi i përvojave në mes punonjësve të shkollave, duke iu krijuar kështu mundësinë e bashkëpunimit edhe pas seminarit.

Koha e kaluar në ambientin e bukur të shkollës “Don Bosko” në Tiranë ishte relaksuese dhe e pa të metë. Gjate pushimeve të shkurtëra dhe kohës së drekës mbizotërontë klimë familjare.

Në fund fare, secili individ u pajis me çertifikatë, për të dëshmuar kësisoji se seminari ishte i nevojshëm dhe i qëlluar.

Seminari u përmbyll me një program artistik të përgatitur nga organizatori.

Falënderojmë QSE “Don Bosko” në Tiranë për mikpritjen dhe ngrohtësinë, që na e kanë ofruar.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 29/10/2019