Seminari i mësimdhënësve të shkollave SDB dhe FMA në Shqipëri dhe Kosovë

Për të dytin vit radhazi, më 21 dhe 22 tetor, u mbajt Seminari për mësimdhënësit e shkollave saleziane në Shqipëri dhe Kosovë, me temën “Antropologjia Saleziane: Cilësitë e shkollës dhë të mësimdhënësit për formimin e nxënësve tanë”.
Në dallim prej vitit të kaluar, seminari I mbajt në Qendrën “Don Bosko” – Prishtinë, I mbështetur dhe i koordinuar nga dy delegatë inspektorial SDB dhe FMA të Baritores Rinore, Motër Giuliana dhe Don Fabio. Relator kryesor ishte Don Miguel Angel Garcia Morcuente, Drejtor Botëror i Shkollave Saleziane.
Në Seminar morën pjesë 150 mësimdhënës, të cilët reflektuan mbi karakteristikat e shkollës saleziane, të mësimdhënies dhe mbi llojin e personit që duam të formojnë.
Nxitjet që u dhanë dhe mënyra se si u trajtua tema, ngjalli entuziazëm dhe interesim te pjesëmarrësit.
Përveç, kësaj atmosferë festive dhe miqësore, tipike saleziane ndihmuan bashkëndarjen dhe pranimin e angazhimeve, që çojnë përpara në punën e përditshme, në rritjen tërësore të nxënësve tanë, në stilin e Don Boskos.
Duke pasur parasyshë suksesin e kësaj nisme, pjesëmarrësve iu caktua takimi për vitin e ardhshëm, në Shkodër.

Përgatiti: Don Pavlin Zefi


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore

Publikuar më: 24/10/2016