Më 6 qershor 2018 duke filluar në ora 21:00, nga nxënësit e shkollës sonë u organizua Sfilata e modës e cila u mbajt në sheshin e qytetit tonë, Prishtinës.

Shkolla jonë e ka dëshmuar dhe po vazhdon ta dëshmojë që përkrah dhe u jep hapësirë e mundësi nxënësve të talentuar, në mënyrë që të zhvillojnë edhe më tej talentin e tyre. Sfilata e modës, e organizuar dhe e udhëhequr nga profesoresha e Artit, Donika Danuza ishte dëshmia më e mirë e gjithë kësaj. I tillë ishte edhe fjalimi i drejtorit të QSE “Don Bosko”, Don Izidor Llukiç, drejtuar publikut e në veçanti nxënësve të shkollës sonë.

Në mbrëmjen e 6 qershorit, të gjithë të pranishmit në shesh, patën mundësinë të dëgjojnë muzikë e zëra premtues. Mirëpo, ajo më e rëndësishmja ishte Sfilata në të cilën defiluan modelet tona dhe para publikut sollën veshjet e krijuara nga kreatoret Rea Sahatçiu, Flora Bajraktari, Anesa Ademi, Erëza Avdiu, Genta Mirakaj. Ne urojmë që kjo sfilatë të jetë vetëm një fillim i mbarë për pesë kreatoret tona të reja.

Në përfundim, qytetarët e Prishtinës shijuan Ekspozitën e pikturës, e cila u realizua enkas për këtë event që u përmbyll me një koktej rasti.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 07/06/2018