Në përmbyllje të vitit shkollor 2017/18, menaxhmenti i QSE “Don Bosko” në Prishtinë organizoi një shëtitje me staf. Kjo shëtitje kishte karakter kulturor me qëllim te njohjes së bukurive natyrore që ka Kosova.
Kësaj radhe për destinacion ishte zgjedhur burimi i Drinit të Bardhë në Radavc.
Pas vizitës së burimit, i tër stafi u ndal për një drekë të cilën drejtori e kishte rezervuar për stafin tonë.
Në fjalën e tij, drejtori Don Izidor Lukic, falënderoi stafin për punën e suksesshme të bërë gjatë këtij viti dhe i ftoi ata që gjatë këtij pushimi të marrin energji që të kemi një fillim vit sa me të mbarë.
Stafi menaxhues i QSE “Don Bosko”, gjithë stafit dhe nxënësve ju dëshiron pushime të këndshme pranë familjarëve të tyre.
Qendra fillon punën më 23 gusht 2018.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme Publikuar më: 14/07/2018