Gjatë javës së kaluar, maturantët e QSE <Don Bosko> në Prishtinë, ishin për një vizitë kulturore në Itali.
Kjo vizitë një javore kishte për qëllim që maturantët tanë të vizitojnë qytete të lashta mijëra vjeçare të cilat kanë në vete histori të shumta.
Pikë qëndrimi për maturantët tanë ishte zona e Napolit respektivisht qyteti Vico Equence. Nga aty, ata fillimisht vizituan qytetin e vjetër të Pompeit ku u panë një qytet të vjetër 2000 vjeçar I cili ishte shkatërruar i tëri nja vullkani i njohur Vezuvi.
Ditën e dytë ata vizituan pallatin mbretëror në Caserta, shkollën <Don Bosko> në Caserta dhe qytetin e Napolit. Gjatë kësaj vizite ata patën mundësi të shohin një gërshetim mes historisë së vjetër dhe asaj moderne.
Ditën tjetër vizituan kryeqytetin e Italisë, Romën, ku patën një qëndrim tërë ditor. Fillimisht ata vizituan shtetin e Vatikanit, pastaj Coloseumin dhe Fontana Di Trevi, tri pika këto më të vizituarat në Romë. Ata patën mundësi që të shijojnë bukuritë që ofron ky metropol i cili njihet edhe ndër qytetet me të lashta botërore.
Pas Romës, radha i erdhi qytetit turistik Sorrento, ky qytet bregdetar i cili njihet edhe si qyteti i limonëve, është atraksion për turistët nga e mbarë bota.
Sorrento ishte qyteti i fundit qe vizituan dhe të nesërmen ishte dita e kthimin në Kosove. Kthim ky i cili ishte i mbushur me një bagazh të madh të njohurive të shumtë kulturore që maturantët tanë morën gjatë kësaj vizite.
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 11/04/2018