Gjithçka filloi me vizitën e Kalasë së Rozafatit në Shkodër, ku kujtuam paraardhësit tanë dhe lavdëruam historinë e trimërinë e tyre. Pas vizitës në qytetin e Shkodrës arritëm në Durrës. Shëtitorja e qytetit na pëlqeu shumë, sepse kishim mundësi të rrinim e të sodisnim detin natën.

Të nesërmen prekëm brigjet e Adriatikut. Plazhi i tëri ishte i yni dhe ne e shijuam e kaluam momente të bukura së bashku. Shëtitjen tonë e përmbyllëm me vizitën e qendrës tregtare TEG në Tiranë.

Shiu e shoqëroi udhëtimin tonë gjatë kohës kur po ktheheshim në Kosovë, por kjo nuk na pengonte, sepse ne po kujtonim dhe po i komentonim ndodhitë e përjetimet tona gjatë gjithë kohës.

Kjo shëtitje ishte më e bukura nga të gjitha që i kemi realizuar e përjetuar deri sot dhe në sirtarin tonë të kujtesës do të mbetet e pashlyer. 


Category: Lajmet , Shkolla e Mesme e Ulët

Publikuar më: 25/05/2018